INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Limaj: Presidenti Meta ndihmoi në arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

Limaj: Presidenti Meta ndihmoi në arritjen e marrëveshjes për demarkacionin

Publikuar më: 12:47 17-02-2018

Marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi është arritur edhe fal ndihmës së kreu të shtetit shqiptar, zotit Ilir Meta. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj. Në një prononcim të shkurtë për Indeksonline, Limaj ka thënë se presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka qenë i involvuar dhe ka ndihmuar në arritjen e marrëveshjes se prezantuar sot. Limaj i cili ka qenë iniciator dhe propozues i nënshkrimit të marrëveshjes se sotme, vizitoi disa ditë më parë Malin e Zi dhe ia kishte prezantuar drejtuesve malazez këtë opsion i cili ka gjetur përkrahje në shtetin fqinjë.

Urimi i Zëvendëskryeministrit të Kosovës, Fatmir Limaj për qytetarët e vendit në festën e Pavarësisë.

Urime Kosovë 10 vjetori i Pavarësisë!Të dashur qytetarë të Republikës së Kosovës. Sot, bëhen 10 vjet nga shpallja e Pavarësie së Kosovës. Pavarësia e vendit është arritur më shumë mund e sakrifica. Ne, sot kujtojmë mundin e sakrificën e njerëzve të këtij vendi, të cilët me dekada e shekuj janë përpjekur për të realizuar këtë ëndërr, e cila vjen si rezultat i kontributit shekullor të shumë gjeneratave. Gjenerata jonë jemi me fat që jemi dëshmitarë të një akti të madh siç është shpallja e pavarësisë. Pjesë e shënimit të atij momenti historik ka qenë secili qytetarë i vendit. Me shekuj është punuar për të ardhur deri te çlirimi dhe se procesi i ndërtimit të shtetit nuk përfundon me një dekadë. Në këto 10 vjet shtet kemi arritur suksese të mëdha, por kjo nuk është e mjaftueshme. Ne të gjithë bashkë duhet të punojmë fort që ta forcojmë vendin tonë, ta zhvillojmë ekonominë e vendit dhe ta rrisim mirëqenien e qytetarëve tanë. Kosova është e shenjtë.Lavdi dëshmorëve të Kombit! Urime viti jubilar i Pavarësisë së Kosovës!

Article Logic
Execution time: 0.0030941963195801