INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lind foshnja e parë pas 12 vitesh në ishullin e 'ndaluar'

Lind foshnja e parë pas 12 vitesh në ishullin e 'ndaluar'

Publikuar më: 10:55 21-05-2018

Një ishull i izoluar brazilian ku lindja është e ndaluar, është duke festuar lindjen e foshnjës së parë në 12 vite. Ishulli Fernando de Noronha është 370 kilometra larg qytetit Natal, ka 3 mijë banorë, mirëpo nuk ka asnjë repart të lindjes. Nënat shtatzënë duhet që të udhëtojnë për në qytet që të kujdesen për lindjen. Një grua, e cila nuk dëshiron të jetë e njohur për publikun, ka lindur këtë të shtunë në ishull. “Të premten në mbrëmje unë kisha dhimbje, shkova në banjë dhe pash diçka që po dilte nga mesi i këmbëve të mia”, citohet të ketë thënë 22 vjeçarja,e cila ka pohuar se babi i foshnjës ka qenë ai e ka pritur atë. Foshnja, një vajzë u dërgua më pas në spital. Në një deklaratë, administrata lokale konfirmoi lindjen. "Familja thotë se nuk ishin në dijeni të shtatzënisë." Për ta festuar këtë lindje të rrallë, banorët po ndihmojnë familjarët duke u dhuruar atyre rroba për vajzën. Ky ishull ka disa prej plazheve më të bukura të botës, dhe është i njohur për jetën e egër në parkun nacional detar të Brazilit. Ishulli ka vendosur kontrolle të rrepta përsa i përket shtimit të popullsisë.

Article Logic
Execution time: 0.0034730434417725