Një nënë e re vetëm 19 vjeç ka lindur foshnjën më të madhe në botë.
Foshnja e Nandinit, peshon 6.8 kilogram, masë që përkon me një fëmijë 6 muajsh.
Vajza, emri i të cilës nuk bëhet i ditur, lindi në Indi përmes një operacioni cezarian ditën e hënë. Vogëlushja ka thyer kështu rekord botëror, duke lënë pas Carisa Rusack e lindur në Massachusetts me një peshë 6.3 kg në vitin 2014.
“Në 25 vitet e mia eksperiencë, nuk kam parë kurrë një fëmijë kaq të madh”- shprehet Dr. Venkatesh Raju për mediat vendase.