Shprehja “ka lidnur me këmishë” gjen vend më mirë se kushdo tek kjo foshnje e lindur në Washington.
Nëna 19 vjeçare nuk po iu besonte syve kur pa të voglin që erdhi në jetë me “këmishë”. Foshnja lindi brenda qeses amniotike dhe ky është një fenomen që ndodh 1 në 80 mijë lindje.
Ka qenë vetë nëna, Keely Kilmer, ajo që ka publikuar fotot e mrekullueshme të të birit ku qesja amniotike që mbështillte tërësisht të porsalindurin, ishte e padëmtuar.