INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lind foshnja me trup sirene

Lind foshnja me trup sirene

Publikuar më: 10:17 03-05-2016

Ardhja në jetë e një bebeje ka tronditur ekipin e mjekëve një spital, në Uttar Pradesh, në pjesën veriore të Indisë. Foshnja ka lindur me një defekt të rëndë, që  njihet si “Sindroma e sirenës”.

I sapolindur, këmbët e të cilit janë të ngjitur në të vetme, që i përngjan krijesës mitike, fatkeqësisht arriti të jetojë për vetëm 10 minuta. Dr. Vandana Arya, gjinekologe që asistoi në lindjen e bebes, tha se “kurrë në jetën time nuk kam parë një gjë të tillë". "Kemi parë dhe më parë fëmijë të lindur me deformime, por kurrë në mënyrë kaq ekstreme, foshnja lindi me një trup si peshk, pjesa e sipërme e trupi ishte funksionale, por ajo e poshtme nuk ishte e zhvilluar”.

Nisur nga këto rrethana doktoresha shpjegoi se ishte e pamundur për të përcaktuar gjininë e foshnjës. Profesor Lindsey Fitzharris, me një doktoraturë në universitetin e Oxford-it, shpjegon se ky deformim krijohet nga mos furnizimi i mjaftueshëm me gjak në barkun e nënës, ku kordoni umbelikal dështon të krijojë dy arterie. Në këtë moment, pjesa e poshtme e trupit furnizohet vetëm nga një arterie.

Në rastin në fjalë, nëna, një 22-vjeçare që solli në jetën beben ditën e premte, nuk kishte patur asnjë shqetësim deri në javën e 30-të shtatzënisë, edhe pse kontrollet e fundit në ekografi kishin treguar një moszhvillim në veshkave të fëmijës.

Rastet e “Sindromës së Sirenës”, ose të njohur Sirenomelia, janë shumë të rralla dhe fatale. Ato prekin 1 në 100.000 fëmijë dhe janë më të mundshme në raste binjakësh.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223