Lidhja e tyre është publike dhe duke qenë e tillë, Lind Islami dhe Venera Lumani janë një ndër çiftet që përfliten më shumë.
Por ndërkohë që një pjesë e mirë e ndjekësve mendonin se Lindi dhe Venera ishin të fejuar dhe gati për të bërë hapin e radhës, atë drejt martesës, këngëtari sot befasoi me deklaratën e tij. Teksa ishte i ftuar në emisonin ‘Dita ime’, Lindi foli hapur për llojin e marrëdhënies me Venerën dhe duke cilësuar se ata të dy nuk ishin të fejuar por thjeshtë në një lidhje dhe bashkëjetonin./intv.al/