“Ne gjithmonë do të jemi qetësia jote në stuhi. Të duan shumë Mami dhe Babi”, shkruan këngëtarja.
Këngëtarja Ciara dhe bashkëshorti i saj Russell Wilson, i uruan mirëseardhje vajzës së tyre Sienna Princess Wilson. Ciara gjatë ditës së sotme ka postuar një fotografi në rrjetin e saj social, Instragram, ku dhe e ka dhënë lajmin që është bërë nënë.
“E dashura Sienna Princess Wilson, pa marrë parasysh sa të mëdha të jenë dallgët, ne gjithmonë do të jemi qetësia jote në stuhi. Të duan shumë Mami dhe Babi”, është shkrimi i saj. 31 vjeçarja, është gjithashtu nënë e djalit 2 vjeçar nga lidhja e mëparshme që kishte me reperin Future Zahir./intv.al/