INtv Albania nuk ishte i vetmi që bëri një live stream mbrëmë teksa mbahej Eurovizioni.
Këngëtarja Linda Halimi ka bërë një livestream gjithashtu, por jo për festivalin. Këngëtarja ka shfaqur në faqen e saj në Facebook, live, disa frekuenca nga kënga e saj e re me titull “Come thru”. Nuk e dimë pse Linda qëndroi kaq indiferente ndaj Eurovizionit pikërisht natën e mbrëmshme teksa performonte edhe përfaqësuesja e Shqipërisë, Eneda Tarifa. Mos ndoshta këmbanat bien për drejtuesit e Festivalit të RTSH, kompeticion nga i cili Halimi doli e zhgënjyer vitin e kaluar? Mundet, megjithatë ju që keni qenë tërësisht të përfshirë nga ethet e ”Eurosong” ndërkohë që Linda ishte livestream, prisni të dëgjoni sonte versionin audio të këngës së saj më të re, “Come thru”.