Linda Halimi është një ndër këngëtaret që njihet për talentin e saj.
Ishte ky i fundit që e bëri përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovizion. Aktualisht këngëtarja ndodhet në Amsterdam si nisje të turit për të promovuar këngën me të cilën do të përfaqësoje Shqipërinë, “World”. Por diçka e papritur ndodhi! Vetëm pak sekonda pasi doli në skenën e “Eurovizion in Concert”, ka ndërprerë performancën. Kjo sepse gabimisht është vënë disku i gabuar dhe këngëtarja ka refuzuar të këndojë playback.
Publiku e ka mirëpritur këtë reagim të saj dhe kanë nisur të duartrokasin menjëherë.
Kujtojmë që Shqipëria do të prezantohet në Eurovizion me 9 maj dhe Lindita do të jetë e katërta.