INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Linda Halimi ngre në këmbë Hollywood-in

Linda Halimi ngre në këmbë Hollywood-in

Publikuar më: 13:45 28-01-2016

"Fazën e dytë e kaluam me sukses".

Kështu e ka nisur Linda Halimi postimin e saj të rradhës në Facebook, duke na dhënë të gjithëve lajmin e mirë se vazhdon konkurrimin në talent show-n "American Idol". Sikundër ishin mbi 260 garues dhe vetëm 1 orë transmetim live, performanca e Lindës nuk është shfaqur në TV. Megjithatë vetë këngëtarja ka treguar se falë interpretimit të këngës "Who's Loving You" të The Jackson 5, ka marrë shumë ovacione nga publiku i cili madje është ngritur në këmbë. Tashmë le të kryqëzojmë gishtat që Linda Halimi të kalojë edhe fazën e tretë të 'javës hollivudiane', e cila pritet të ndodhë sonte në kanalin amerikan FOX TV. Suksese Linda!

 

Article Logic
Execution time: 0.0037639141082764