INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Linda Halimi, një klip i ri për një këngë të vjetër

Linda Halimi, një klip i ri për një këngë të vjetër

Publikuar më: 16:25 01-02-2016

E ndërsa rrugëtimi i saj në talent show-n "American Idol" vazhdon, Linda Halimi nuk i lë pas dore edhe projektet e saj muzikore.

Përgjatë fundjavës artistja ka publikuar në rrjetet sociale, Instagram dhe Facebook, pak sekonda nga klipi i saj i ri "Cold World". Në fakt nuk bëhet fjalë për një këngë të re, por për një risjellje të asaj të publikuar në korrik të vitit 2015-të. Ndryshe nga video e mëparshme, kësaj here Linda ka zgjedhur të vijë bardhë e zi, për t'i shtuar disi më tepër emocion këngës. Me një "Coming Soon" e ka shoqëruar ajo videon, duke na lënë të kuptojmë se mund të dalë këto ditë. Sa i përket realizimit të saj duhet theksuar se Linda ka punuar me një staf të përbërë nga shqiptarët më të suksesshëm në Amerikë duke filluar nga regjisorja Arta Kallaba, producenti/fotografi Fadil Berisha dhe stilisti Blair Berisha. #TeamEagle kudo! 

Article Logic
Execution time: 0.0025110244750977