IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Linda Halimi përfundon në NBA

Linda Halimi përfundon në NBA

Publikuar më: 13:50 19-02-2016

"American Idol" ka rezultuar një portë e madhe mundësish për Linda Halimin.

Artistja nga Kosova e cila prej disa vitesh jeton në Shtetet e Bashkuara, arriti të shkonte deri në fazën e katërt të konkurimit në talent show-n prestigjoz, e megjithatë ëndrra e saj nuk ka përfunduar aty. Së fundmi Linda ka lajmëruar përmes mediave sociale, se të hënën e ardhshme do të jetë e ftuar speciale në një ndeshje basketbolli mes Golden State Warriors dhe Atlanta Hawks, për të kënduar himnin kombëtar amerikan. Një privilegj ky vërtet i madh, siç është shprehur edhe vetë këngëtarja e cila shumë shpejt pritet të publikojë edhe klipin e ri "Cold World". Epo që do të shihnim një artiste shqiptare të performonte në NBA, këtë se kishim imagjinuar!

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0034580230712891