IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Linda Halimi bëhet pjesë e

Linda Halimi bëhet pjesë e "viktimave" të Hollywood-it

Publikuar më: 15:01 23-02-2016

Duket se këngëtarja e talentuar nuk i ka mirë punët me aparatin fotografik.

Linda Halimi na është dukur gjatë gjithë kohës perfekte këto kohë. Edhe pse ajo nuk vazhdoi aventurën në American Idol por duket se fati i ka buzëqeshur në karrierë. Performanca e saj e fundit në një ndeshje të rëndësishme basketbolli në Amerikë i la të gjithë pa fjalë. Duket se Linda e këndoi në mënyrë fantastike himnin kombëtar amerikan por përpara se të dilte në skenë ajo postoi një foto në Instagram. Ndoshta duhet t’i thotë nja dy fjalë make up artist-it të saj pasi nuk i ka shpërndarë mirë highlight-in tek pjesa e syve. E vutë re edhe ju? Mund të themi se kjo nuk është ndonjë gjë e madhe pasi e njëjta gjë i ka ndodhur edhe personazheve të Hollywood-it duke ecur në tapet të kuq. Mund të përmendim emra si Nicole Kidman, Drew Barrymore, Angelina Jolie dhe Eva Longoria. Hidhini një sy vetë…

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0026528835296631