INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Linda Halimi zbulon dietën e plotë me të cilën ka arritur trupin e saj [FOTO / VIDEO]

Linda Halimi zbulon dietën e plotë me të cilën ka arritur trupin e saj [FOTO / VIDEO]

Publikuar më: 21:48 13-01-2017

Linda Halimi me shumë punë, vullnet dhe sakrifica ka arritur trupin që e ëndërrojnë të gjitha vajzat. Rezultatet mahnitëse këto të arritura vetëm në mënyrë natyrale, pa bërë asnjë ndërhyrje estetike. Sigurisht që interesi është shumë i madh nga femrat për të ditur se si Linda ka realizuar këtë transformim të trupit të saj, dhe ajo u jep shumë këshilla virtualisht.

Këngëtarja e njohur së fundi është bërë pjesë e një shkrimi në revistën e njohur “People” që do të dalë me 25 janar, ku ka rrëfyer për karrierën e saj, si dhe histori nga jeta private duke përfshirë këtu edhe “shpëtimin” nga obeziteti.

Linda ka treguar edhe njëherë altruizmin e saj dhe ka rrëfyer për People dietën që ka përdorur për të patur këtë trup që ka tani.

Për hidratim, Linda konsumon rreth 1.41 litër ujë në ditë

Mëngjes: 3 vezë të skuqura me një filxhan me kërpudha të pjekura në skarë, qepë dhe speca. 1 gotë lëng portokalli.

Dreka: 1 vezë të skuqur me një filxhan oriz të mbushur me kërpudha të skarës, qepë dhe speca.

Ushqim të shpejtë (Snack): 1 filxhan me mix manaferrash, çaj mente ose çaj jeshil.

Darka: Smoothie me qumësht bajamesh, manaferrash ose ananasi.

Pas darke: 1 tas me 60 ml kos dhe mix manaferrash. 

Linda thotë ndër të tjera se ajo nuk ushqehet me karbohidrate pas orës 5 të pasdites, por gjatë ditës, para se të bëjë palestër ose të ngjitet në skenë, ha makarona ose rizoto (oriz). Ndërkohë që ka 5 vite pa ngrënë një copë pizza.  

Linda ka patur sukses të padiskutueshëm në këtë sfidë me veten e saj, dhe shpresojmë që e suksesshme të jetë edhe pjesëmarrja e saj në Eurovision me këngën “World”.

Article Logic
Execution time: 0.0039949417114258