INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Linda zbulon sekretin e Edi Ramës me gratë [VIDEO]

Publikuar më: 14:59 08-03-2017

8 marsi, dita e gruas, ka nisur ndryshe për familjen kryeministrore. Ka qënë më i vogli, Zaho, i cili kishte menduar këtë urim për nënën e tij Linda Rama, e cila vendosi që ta ndajë me të gjithë.

Linda Rama:
“Zaho më tha: Je shumë e bukur mami Linda”.
Në pritjen e Kryeministrit me rastin e 8 marsit, ka qënë Linda, ajo që ka mbajtur peshën kryesore të mesazheve për të përcjellë në këtë ditë. Por pikërisht sot, Linda Rama ndau me të gjithë dhe këtë “sekret” të bashkëshortit të saj.
Linda Rama:
“Në çdo kohë Rama nuk humb kurrë interesin për gruan”
I vetmi burrë që mori pjesë në këtë aktivitet ishte Kryeministri Edi rama, i cili në fjalën, ndoshta më të shkurtër që ka mbajtur ndonjëherë për vetëm 2 minuta e gjysëm, dha këtë mesazh jo për gratë dhe vajzat por për burrat.
Edi Rama:
“Siguroi burrat se sa më pak frikë të kenë nga protagonizmi i gruas aq më të sigurtë do të jenë”.

 

Article Logic
Execution time: 0.0032351016998291