Pjesëmarrja e Linda Reit në “Dance With Me” nuk përfundoi mirë. Madje ajo u largua në spektakli shumë e pakënqur.
Arsyeja e largimit sipas saj ka qenë trajtimi i keq nga produksioni dhe presioni që ushtronin mbi të.
Por nuk e ka mbyllur me kaq pasi Linda, teksa ka qenë e ftuar në një emision televiziv, është shprehur shumë ashpër për regjisoren Vera Grabocka. Sipas saj, Grabocka nuk është kujdesur si duhet për të pasi ajo ishte e ftuar në atë spektakël dhe nuk paguhej.
Pasi regjisorj kishte mësuar se Linda ishte me temperaturë të lartë, sërish i kujtoi se të nesërmen duhet të ishte në prova. “Nuk e di a ka zemër, a është kafshë a njeri ky person?!”, shprehet ajo teksa përmend reagimin e Verës.
Ndërsa Vera Grabcoka duket se ka qëndruar shumë indiferente ndaj këtyre sulmeve duke zgjedhur t’i injorojë. Dhe këtë e tregon edhe postimi i radhës, teksa duket se po shijon një të dielë në natyrë.