Linda Rei që me daljen e saj të parë publike në ekranin shqiptar e deri më sot, vazhdon të jetë një ndër personazhet më të komentuar në media e rrjete sociale.
Ndonëse në Shqipëri është bërë e famshme vitet e fundit, në Itali Linda njihej prej kohësh pasi ka marrë pjesë në konkurse bukurie.
Linda e ka pranuar sfidën që ka çmendur Instagramin dhe ka postuar një foto të 10 viteve më parë. Në foton e vitit 2009, makeup artistja shfaqet bjonde, e veshur tejet provokuese, hipur mbi një motorr.