Ato të dyja nuk i bashkonte asgjë deri në momentin që Linda Rei u shfaq si Enca.
Ndërkohë që ditën e djeshme, Enca tërhoqi vëmëndjen me një foto ku nxirrte gishtin e mesit dhe pas saj u shfaq njësoj edhe Linda Rei. Kjo e fundit pozoi e veshur njësoj si këngëtarja dhe duke bërë gjestin e saj.
"Dua, Enca", shkruan Linda ndërkohë që "Dua" i referohet titullit të këngës së re të Encës që pritet të publikohet së shpejti.