Çdo dalje e saj në rrjetet sociale do të jetë e tillë, që do të shkaktojë zhurmë.
Linda Rei është kthyer në një ndër personazhet më të përfolur jo vetëm për shkak të ndërrimit të gjinisë por edhe për konfliket që ka patur me disa nga personat publikë shqiptarë. Gjatë këtyre ditëve ajo duket se ka vendosur thjeshtë të argëtohet dhe të jetë shumë aktive në rrjetet sociale. Janë të shpeshta herët kur Linda poston foto apo video provokuese me meshkuj, por këtë herë e ka bërë me femër duke i habitur ndjekësit e saj. Në këtë video shfaqet duke konsumuar alkool mes disa tranvestiteteve, me njërën prej të cilave ka shkëmbyer edhe këtë ‘french kiss’.