Nora istrefi është bërë totalisht bjonde!
Këngëtarja simpatike ka kohë që ka lajmëruar se po përgatitet për një klip të ri por ende nuk ka të dhëna zyrtare. Në këtë foto, edhe pse me sy të mbyllur, Nora na hipnotizoi. Duket se motrat Istrefi kanë një hobi të përbashkët në ndryshimin e ngjyrave të flokëve herë pas here dhe mund të themi se nuk bëjnë keq pasi duken super.
Ndër komentuesit e shumtë spikati emri i këngëtares Lindita Halimi e cila e ka komplimentuar Norën. Kjo e fundit nuk e ka kthyer komplimentin por duket se dashuria mes tyre nuk është thjesht prej kolegesh. Ështe bukur kur kemi të bëjmë me dashuri dhe ndjenja pozitive…