INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindita Nikolla bën një akt personal bamirësie për të përmbyturit

Lindita Nikolla bën një akt personal bamirësie për të përmbyturit

Publikuar më: 16:27 06-12-2017

Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla është e para përfaqësuese e kabinetit Rama që ka vendosur të japë për bamirësi rrogën e saj mujore. Këtë e ka deklaruar gjatë një takim me drejtorët e shkollave të vendit, ku dhe ka diskutuar për situatën që u krijua nga përmbytjet.
Nikolla tha se duhet më shumë bashkëpunim dhe solidaritet për të ndihmuar familjet në nevojë.
“Ndihmë shkollave në vështirësi dhe kolegëve tanë. Të kultivojmë solidaritetin dhe ndihmën. Ky është rasti më i mirë që këto vlera t’i kultivojmë. Duhet të vijojmë me kontribute për zonat që pësuan përmbytjet. Disa gjimnaze kanë mbledhur ndihma në ushqime dhe libra. Ndihmë e koordinuar aty ku ka më shumë nevojë. Janë në dispozicion dy numra llogarie ku ne do mundësojmë ndihmën tonë për shkollat që kanë pësuar dëme. Edhe unë do dedikoj rrogën time mujore për familjet. Ndihma juaj është e vyer. “, tha Ministria e Arsimit, Lindita Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0036129951477051