Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla nga seanca dëgjimore në Komisionin e Edukimit e pyetur për shumë çështje të arsimit parauniversitar ka dhënë një lajm që lidhet me tekstet falas për nxënësit. Dihet që shumë familje nuk kanë mundësi të përballojnë çmimet e shtrenjta që këtë vit vetëm për ciklin 9 vjeçar ato varjuan nga 2500 deri 7500 lekë.
Nikolla foli dhe në lidhje me punësimin e mësuesve dhe garantoi se ata që viteve të fundit janë shumë cilësorë.
Një çështje që hapi debat ishte dhe ajo për cilësinë e teksteve që në fakt Ministria Nikolla e justifikoi më faktin se disa raste të denoncuara në media janë sporadike dhe botimet nuk janë në kurikulat zyrtare shkollore e se ata drejtues e shkollash, që i kanë rekomanduar nxënësve janë penalizuar.