INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindja e Hënës, proces i dhunshëm

Lindja e Hënës, proces i dhunshëm

Publikuar më: 09:07 05-11-2016

Më 14 nëntor, hëna do të jetë shumë afër me tokën dhe do të duket 14 përqind më e madhe dhe 30 përqind më e shndritshme sesa në një mbrëmje të zakonshme. Fotografë profesionistë dhe amatorë do të përdorin këtë ditë për të realizuar disa shkrepje të mahnitshme me aparatet e tyre.

Sot ne të gjithë e shohim Hënën si një objekt familjar që ekziston dhe do të ekzistojë, si një fakt dhe detyrën për të vrarë mendjen sesi ka përfunduar sateliti ynë natyror aty, ua lëmë shkencëtarëve. Pikërisht këtë ka bërë një grup shkencëtarësh të Universitetit të Merilendit në Shtetet e Bashkuara.

Ata kanë kanë krahasuar madhësinë, orbitën dhe pjerrësinë e saj me simotrat e veta të planeteve të tjera të sistemit tonë diellor. Studiuesit janë të një mendimi kur thonë se Hëna jonë është relativisht e madhe po të krahasohet me simotrat e saj, orbiton në një distancë të largët nga planeti i saj dhe ka një pjerrësi gjigante, gjithmonë krahasuar me satelitët e tjerë natyrorë të sistemit tonë.

Të gjitha këto karakteristika, thonë shkencëtarët, çojnë në një teori mbizotëruese për mënyrën e formimit të saj. Sipas tyre, në “ditët” e para të krijimit të sistemit tonë diellor, Toka është përplasur fuqishëm me një objekt tjetër qiellor sa madhësia e Marsit.

Shkencëtarët e Universitetit të Merilendit thonë se përplasja ka ndodhur rreth 4.5 miliardë vite më parë. Ajo ka qenë e ashpër, aq sa Toka nisi rrotullimin rreth boshtit të vet dhe fitoi pjerrësinë që ka aktualisht, ndërsa trupi qiellor që u përplas me të u shndërrua gradualisht në Hënën e sotme.

Sot, sistemi ynë diellor është më i qetë sa u përket këtyre fenomeneve dhe kjo falë ndërveprimeve gravitacionale mes Diellit, Tokës dhe Hënës.

Article Logic
Execution time: 0.0064091682434082