Në pritje për tu bërë nënë për herë të parë, Almeida Abazi duket më e lumtur se kurrë.
Ajo poston shpesh foto me barkun e fryrë dhe të rrumbullakosur. Ditën e sotme ajo ka vendosur të zbulojë edhe më shumë duke iu përgjigjur pyetjeve të fansave në Instagram.
Një prej tyre e ka pyetur Almedën nëse do e lindë bebin në mënyrë natyrale apo me prerje cezzariane.
"Unë kam dëshirë të bëj lindje normale por çfarë do ndodhë deri në momentin e fundit është punë e Zotit. Mjafton të vijë shëndoshë e mirë", përgjigjet Almeda.