Një ngjarje e pakëndshme për Lindon Berishën!
Këngëtari është ndaluar në aeroportin e Malmos në Suedi pasi dyshohej se kishte lidhje me terrorizmin. Lindoni ka qenë në shoqërinë e Adrian Gaxhës dhe të Florianit gjatë këtij udhëtimi, por policia e ka ndarë anash këngëtarin e hitit “Dale” për ta marrë në pyetje. Më pas, vetë Lindoni ka shpjeguar se shkak për këto dyshime kanë qenë mjekra dhe ngjyra e tij e lëkurës. Pasi është kontrolluar dosja e Lindonit nga ana e policisë dhe pasi është marrë në pyetje për disa minuta , i është lejuar kalimi në Suedi ku pritej të mbante edhe një koncert . Së fundmi treshja , Adriani, Lindoni, Floriani, kanë marrë pjesë në shumë koncerte bashkë përgjatë Europës dhe me siguri kanë kaluar moment dhe situate të ndryshme. Por kjo ka qenë e paprtitura më e pakëndshme për këngëtarin i cili tani duhet ta mendojë seriozisht heqjen e mjekrës e cila po i hap probleme.