IN LIFE SHOWBIZZ FASHION & BEAUTY LIFESTYLE MOVIES/MUSIC IN LIFE VIDEOS
Lindsay Lohan fejohet me trashëgimtarin rus 22-vjeçar

Lindsay Lohan fejohet me trashëgimtarin rus 22-vjeçar

Publikuar më: 11:11 13-04-2016

Me shumë dashuri nga Rusia vjen sot lajmi se Lindsay Lohan është fejuar dhe është vetëm një hap larg martesës nga i dashuri i saj 22-vjeçar.

Sipas TMZ, trashëgimtari rus Egor Tarabasov ka bërë pyetjen e madhe përgjatë fundjavës që shkoi dhe përgjigjia e aktores ka qenë "Da", ndryshe "Po" në rusisht. Siç ju kemi informuar edhe më parë, Lohan 29-vjeçe dhe Egor filluan të frekuentoheshin 5 muaj më parë, dhe shumë shpejt e kthyen lidhjen e tyre në diçka serioze. Egor madje pati mundësi të kalonte pushimet e dimrit me familjen e Lindsay-t në New York, ku edhe mori aprovimin e tyre. Kujtojmë që ky i fundit është i biri i një biznesmeni multi-milioner, i cili u njoh me Lindsay Lohan përmes disa miqve të përbashkët në një festë. Epo...urime çiftit!

 

 

radio TV

 

Të fundit

Kryesore

LIKE Shqip Top 10

poll
Article Logic
Execution time: 0.0032269954681396