INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindsay Lohan flet për dhunën e ushtruar nga i fejuari rus. Ja çfarë thotë aktorja [FOTO]

Lindsay Lohan flet për dhunën e ushtruar nga i fejuari rus. Ja çfarë thotë aktorja [FOTO]

Publikuar më: 12:48 07-08-2016

Supozohej të ishin pushime të paharrueshme në brigjet e Mesdheut për Lindsay Lohan, ku do të festonte një ditëlindje për tu mbajtur mend dhe për të filluar ndërtimin e një marrëdhënie të gjatë. Por nuk ka asgjë romantike në këto foto të reja nga ishulli grek Mykonos, ku ajo ishte me pushime muajin e kaluar, duke shpresuar për të lënë pas të kaluarën.

Fotot e publikuara nga Daily Mail, tregojnë dhunën e ushtruar ndaj Lindsay nga i fejuari i saj rus, Egor Tarabasov. Ajo tashmë e pranon se ai e kishte sulmuar disa herë më parë. Në një intervistë për Daily Mail, e para që nga episodi tjetër i dhunës i ndodhur para 2 javësh në Londër, pranon se kjo marrëdhënie nga e cila ajo priste të martohej e të bënte fëmijë, është e dhunshme, e paqëndrueshme dhe drejt fundit...për momentin të paktën.

“Tani e kuptoj se nuk mund të qëndrosh në një lidhje me dikë vetëm sepse e do. Asnjë femër nuk mund të rrihet e të qëndrojë me atë person, nëse ai nuk është gati t’i kërkojë falje” është shprehur 30 vjeçarja.

Article Logic
Execution time: 0.0037481784820557