INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lindsay Lohan i kërkon falje ish të fejuarit...me mbathje në dorë! [FOTO]

Lindsay Lohan i kërkon falje ish të fejuarit...me mbathje në dorë! [FOTO]

Publikuar më: 12:58 01-09-2016

Lindsay Lohan vazhdon të ekspozojë unazën e saj të fejesës edhe pasi marrëdhënia e saj me bilionerin rus u mbyll me një zënkë publike.

Por aktorja 30 vjeçare duket se është penduar shumë shpejt dhe po i bën thirrje të hapur që Egor Tarabasov ta falë atë. Ajo shfaqi pendesën e saj nëpërmjet Instagramit ku i tha jo vetëm ish të fejuarit të saj, por edhe gjithë botës që ndjehet fajtore. Lohan postoi një foto throëback ku po nxirrte në pah bikinit në një pozë shumë të egër dhe provokuese. Mbishkrimi ishte i shkurtër, po tregoi shumë. Ajo tha se është pa të dashur dhe duhet të kërkojë falje. Nuk e dimë ama se ç’lidhje ka fotoja me bikini në këtë mes. Ndoshta kështu kërkon t’i prishë mendjen ish të fejuarit. A do t’ia dalë vallë?

Article Logic
Execution time: 0.0043158531188965