Duket se problemet për Lindsay Lohan nuk mbyllen vetëm me zënkën me të dashurin rus.
Lohan e ka rikthyer edhe njëherë vëmëndjen e të gjithëve nga ajo dhe përsëri jo për mirë. Aktorja është kërcënuar se do të paditet me për 10 mijë dollarë nga Matt Martin, një regjisor i ri i cili ka realizuar filmin “Little Mermaid”. E gjitha nisi pasi Martin ka kontaktuar me stafin e aktores dhe u ka paguar atyre 10 mijë dollarë për 3 publikime. Këto të fundit duhet të kishin ndodhur , por kanë kaluar 3 muaj dhe asnjë i tillë nuk është parë. Kjo e ka shtyrë regjisorin të kontaktojë sërish me përfaqësuesit e Lohan për t’iu kërkuar mbrapsht shumë e parave të paguar, në të kundërt do ta padisë atë.