Sikur të mos mjaftonin problemet e fundit, Lindsay Lohan është sulmuar fizikisht nga i fejuari Egor Tarabasov, në plazh.
Vetëm pak kohë pasi kishte mohuar lajmet për një shtatzëni të mundshme të saj, aktorja tani përballet më incidentin e radhës me ish të fejuarin të cilin e ka nxjerrë nga shtëpia.
30 vjeçarja është fotografuar nga revista “Chi” teksa Egor e kap nga krahët duke ia kaluar ato pas kurrizit dhe duke bërë që jo vetëm Lohan por edhe të gjithë të pranishmit të përjetojnë momente tmerri . Ngjarja ka ndodhur gjatë muajit korrik kur të dy ishin duke kaluar pushimet në Mykonos.