Lindsay Lohan kërkon të lejë pas të shkuarën e errwt qw nga zënka me ish tw fejuarin rus, dhe tashmë e ka ndarë mendjen të eklipsojë Kardashianët. Ajo u ka hapur një sfidë jo të drejtpërdrejtë femrave më të famshme në botë, pasi do të hapë disa klube nate në mbarë botën, dhe më pas do që të pushtojë bizneset SPA.
Sajti TMZ bën me dije që Lindsay ka arritur një marrëveshje me biznesmenin grek Dennis Papaergiou për të hapur një klub nate “LOHAN” në Athinë dhe jo vetëm...ndalesat tjera janë Stambolli, Hong Kong, Londra dhe New York.
Por klubet e natës janë vetëm fillimi. Ajo dhe bosi i restoranteve Papageorgiu, gjithashtu kanë në plan të hapin dhe qendra SPA. Ata gjithashtu duan të ndihmojnë të emigrantët, duke prodhuar dhe shpërndarë pije organike të shëndetshme. Dennis ka paratë, Lindsay ka njohjet e duhura...ky është çelësi i suksesit.