Filmi i njohur ‘Mrekulli në qelinë nr7’ me protagonist Aras Bulutin është duke shkruar historinë, pasi është bërë një ndër filmat më të shikuar në të gjithë botën pasi transmetimit në Netflix. Vështirë të gjeni dikë që e ka parë dhe s’ka qarë e të njejtin fat, si shumica e publikut, ka patur edhe Neymar.
Sulmuesi brazilian pasi ka parë filmin ndau një postim në Instagram ku shkroi: “Ata që kanë fëmijë, e dinë se çfarë po mendoj tani, dhe ata që nuk kanë është e njëjta gjë… dashuria i bashkon të gjithë. Kam qarë si një fëmijë.”
Sigurisht që këtë foto të Neymar nuk mund të mos e shpërndante “Memo” në instastory duke falenderuar brazilianin, por edhe duke i uruar shëndet e dashuri.