INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
LINGO LINGO/ I bëri të gjithë për të qarë, filmit turk i ndodh e papritura e bukur, reagon aktori protagonist!

LINGO LINGO/ I bëri të gjithë për të qarë, filmit turk i ndodh e papritura e bukur, reagon aktori protagonist!

Publikuar më: 16:35 10-11-2020

“Miracle in cell no.7”, ose në shqip “Mrekullia në qelinë e shtatë” është nominuar për çmim “Oscar”.

Lajmin e kanë bërë të ditur mediet turke, teksa njoftojnë se filmi i famshëm i “Netflix”, po garon në kategorinë “Filmi më i mirë ndërkombëtar”.

Filmi është me regji të Mehmet Ada, është në garë në ceremoninë e 93-të të Akademisë së Çmimeve “Oscar. Kasti i filmit përfshin shumë aktorë të suksesshëm siç janë Aras Bulut İynemli, Nisa Sofiya Aksongur, Celile Toyon, İlker Aksum, Mesut Akusta, Deniz Baysal dhe Yurdaer Okur.

Kujtojmë që më herët, “Miracle in cell no.7”, është shpallur “Filmi më i mirë i vitit”, në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Izmir.

Lidhur me këtë lajm të bukur ka reaguar edhe aktori protagonist Aras Bulut, i cili ka njoftuar fansat e tij të shumtë për t këtë arritje dhe i ka falenderuar të gjithë!

Article Logic
Execution time: 0.0039350986480713