Fama e filmit turk “Mrekullia në qelinë numër 7”, tashmë është shtrirë përtej kufijve të Turqisë. Aktorët Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya të cilët luajnë role kryesore, babë e bijë kanë përlotur publikun me aktrimin e tyre të jashtëzakonshëm. Filmi i cili tregon historinë prekëse të një babai të sëmurë dhe vajzës së tij, ka përlotur botën. “Mrekullia në qelinë numër 7”, e kanë ndjekur edhe personazhet e njohur shqiptarë, disa prej të cilëve kanë treguar në rrjete sociale se ky film i ka përcjellë tejet emocione.
Mirëpo, nuk e dinim se “Ova” qenka fanse e këngëtares shqiptare, Tuna Sejdiu!
Vetë aktorja ka ndarë në InstaStory foto të sajat me këngën e Tunës dhe Ylli Limanit në sfond, “A don hala”. E surprizuar nga ky gjest, Tuna i ka ripostuar fotot e aktores turke në InstaStory-n e saj dhe i ka bërë një premtim publik:
“Hey Ova ma ke ngjall çdo emocion. Nëse takohemi me shumë qejf do ta kisha këndu krej albumin.”- i shkruan këngëtarja të voglës, e cila e ka merituar në fakt premtimin e Tunës!