Fama e filmit turk “Mrekullia në qelinë numër 7”, tashmë është shtrirë përtej kufijve të Turqisë. Aktorët Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya të cilët luajnë role kryesore, babë e bijë kanë përlotur publikun me aktrimin e tyre të jashtëzakonshëm. Filmi i cili tregon historinë prekëse të një babai të sëmurë dhe vajzës së tij, ka përlotur botën. “Mrekullia në qelinë numër 7”, e kanë ndjekur edhe personazhet e njohur shqiptarë, disa prej të cilëve kanë treguar në rrjete sociale se ky film i ka përcjellë tejet emocione.
Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Jonida Maliqi shkruan: “Kisha kohe qe nuk ngasherehesha ne lot ne kete fare menyre. Nje nder filmat qe si pak te tjere lene shenje ne memorie. Nga fillimi e deri ne fund facoletat mbaruan”
Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu shkruante: “LINGO LINGO. Oh Zot cfare Filmi i Jashtezakonshem! Talenti dhe emocioni jane ngjites! Aktori dhe Filmi duhet te fitojne Oscar! Ne Netflix “Mrekulli ne Qeline nr 7”… Pergatituni te qani dy ore! Une jam e enjtur… Po vras mendjen cili eshte mesazhi; Pabarazia Sociale! Ndoshta nje nga temat me te mprehta boterisht. Arroganca e atyre qe kane pushtet ndaj atyre qe jane te brishte! Por e Verteta ste tradheton asnjehere! Fund i Lumtur dhe nje zgjidhje skenari qe te le pa fryme! Me kujton pak Lion… Por me kujton dhe qe per aq kohe sa Moonlight fitoi Oscar, ky eshte shume me emocionues! Per te gjithe baballaret! Oh Zot cfare eshte dashuria per prinderit dhe dashuria tyre per femijen! Forma me sublime e dashurise se pakushtezuar!”
Gjithashtu edhe të huajt, si përshembull futbollisti Neymar është përlotur nga ky film. “Ata që kanë fëmijë do të kuptojnë më mirë ndjenjat e mia, pasi të shikojnë këtë film. Filmi shumë i bukur, kam qarë si fëmijët”, shkruante Neymar./revistawho.com