Fama e filmit turk “Mrekullia në qelinë numër 7”, tashmë është shtrirë përtej kufijve të Turqisë. Aktorët Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya të cilët luajnë role kryesore, babë e bijë kanë përlotur publikun me aktrimin e tyre të jashtëzakonshëm. Filmi i cili tregon historinë prekëse të një babai të sëmurë dhe vajzës së tij, ka përlotur botën.
Së fundmi bëhet e ditur se ky film ka thyer rekord në Francë duke u shpallur filmi më i ndjekur në platformat dixhitale në dy muajt e fundit. “Mrekullia në qelinë nr.7” tregon historinë e një babai me probleme mendore dhe vazjës së tij 7-vjeçare që kërkon drejtësinë për të shpëtuar të atin.
Ky film është shpallur më i shikuari edhe në Turqi gjatë vitit 2019. Në të luajnë aktorë shumë të njohur si Aras Bulut Iynemli dhe Nisa Sofiya Aksongur. Filmi i ka lënë mbresa edhe vipave me famë botërore si Georgina Rodriguez, Neymar, Dj Snake, Thalia të cilët publikuar video në rrjete sociale duke ndjekur filmin e duke ia sugjeruar edhe fansave të tyre.