“Mrekullia në qiellin e shtatë” ka qenë filmi më i ndjekur i këtij viti, jo vetëm në Turqi, Shqipëri e vendet fqinje, por fama e këtij filmi shkoi deri në Amerikë e shumë vende të botës.
Historia e Ovës dhe Memos përloti të gjithë dhe filmi arriti një sukses të padiskutueshëm.
Së fundmi ky film është vlerësuar edhe me 6 çmime në “Festivalin e Filmit në Izmir”.
Aras Bulut Iynemli mori çmimin “Aktori më i mirë mashkull” dhe Nisa Sofiya Aksongur çmimin “Aktorja më e mirë fëmijë”.
Po ashtu filmi rrëmbeu edhe çmimet: “Filmi më i mirë”, “Regjisori më i mirë”, “Kinematografia më e mirë” dhe “Aktori më i mirë suportues”.