INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lini duhanin! Dukeni më pak tërheqës në sytë e të tjerëve [VIDEO]

Lini duhanin! Dukeni më pak tërheqës në sytë e të tjerëve [VIDEO]

Publikuar më: 13:15 14-12-2017

Duhani na bën të dukemi më pak tërheqës në sytë e të tjerëve. Ky është studimi i fundit i bërë nga Universiteti i Bristolit.

Hulumtimi që mori në studim rreth 500 persona nxori përfundimin se meshkujt në 2/3 e rasteve cilësuan femrën jo duhan pirëse më tërheqëse dhe femrat përzgjodhën në 68% të rasteve mashkullin jo duhan pirës si më tërheqës.
Dëmtimet që shkakton duhani në organizmin tonë janë të shumta, sipas hulumtimeve të mëparshme prija e duhanit përshpejton plakjen me 1 dekadë dhe kancer të mushkërive dhe dëmtim serioz të zemrës.
Megjithatë përfundimet e këtij hulumtimi i kanë dhënë shpresë shkencëtarëve që numri i duhanpirëseve do ulet pasi shumica e njerëzve shqetësohen më shumë për pamjen e tyre se sa për shëndetin.
Sipas një sondazhi i një firme elektronike cigaresh njerëzit shqetësoheshin më shumë për dhëmbët dhe thonjtë e verdhe, rrudhat në fytyrë dhe aromën e keqe të gojës.

 

Article Logic
Execution time: 0.0026829242706299