INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Linja kozmetike e Kylie Jenner, një dështim i vërtetë [FOTO]

Linja kozmetike e Kylie Jenner, një dështim i vërtetë [FOTO]

Publikuar më: 18:40 05-07-2016

Të jesh e famshme e pasur dhe e bukur, nuk do të thotë që je e suksesshme edhe në biznes. Linja kozmetike e Kylie Jenner po rezulton një dështim i vërtetë, të paktën sipas “Better Business Bureau”. Kjo organizatë e cila mbledh e siguron komente për bizneset si dhe jep këshilla për ta, e ka vlerësuar me 1 nga 5 yje, linjën e bukuroshes së familjes Kardashian. Kënaqësite e konsumatorëve kanë rënë ndjeshëm, duke u vlerësuar me një “F”. Kompania ka grumbulluar 137 ankesa të konsumatorëve në BBB në 9 muaj, që kur kanë filluar të operojnë në treg. Edhe më parë linja kozmetike e Kylie ka patur disa probleme, që nga shkelja e sigurisë, si vjedhja e produkteve. BBB e njoftoi muajin e kaluar kompaninë e Kylie për këto ankesa, por problemet vazhdojnë. Vetëm javën e fundit 10 njerëz u ankuan për shërbimin dhe shpërndarjen. Kylie, duhet të marrësh disa masa!

 

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038299560546875