Lionel Messi ka realizuar golin e 50 në karrierë me përfaqësuesen e tij derisa Argjentina mposhti Bolivinë me rezultat 2:0.
Ylli i Barcelonës realizoi golin nga penaltia, pak minuta pasi mbrojtësi Gabriel Mercado hapi serinë e golave në minutën e 21-të.
Messi është gjashtë gola larg thyerjes së rekordit të legjendës Gabriel Batistuta, i cili është golashënuesi më i mirë i të gjitha kohërave për Argjentinën.
“Jam i lumtur që realizova golin e 50 por jam më i lumtur që kjo fitore ndihmon në rritjen tonë”, ka thënë Messi për Tyc Sports.
Kjo do të thotë se Messi tani ka realizuar 499 gola për klubin dhe kombëtaren e tij.
Ai do të ketë rastin që të realizojë golin e 500-të në karrierë kur Barcelona këtë të shtunë do të përballet me rivalin e përjetshëm, Real Madridin.