Zemërimi i skuadrës së Barcelonës me gjyqtarin e ndeshjes së djeshme kundër Gironas ishte i dukshëm. Madje edhe ylli argjentinas, Lionel Messi, kishte refuzuar t’ia jepte dorën gjyqtarit Jesus Gil Manzano pas përfundimit të ndeshjes.
Mbrëmë, Barcelona barazoi ndeshjen kundër Gironas me rezultat 2-2. Fillimisht, Lionel Messi e kishte dërguar në avantazh skuadrën e tij, por pasi Lengleti u ndëshkua me karton të kuq, Barcelona i mori dy gola. Megjithatë, një pikë ia dhuroi Gerard Pique, i cili arriti ta shënojë golin e barazimit.
Edhe Pique e kishte shprehur zemërimin e tij me gjyqtarin pas përfundimit të pjesës së parë të ndeshjes. Pas ndeshjes, gjyqtari ia kishte zgjatur dorën Lionel Messit, megjithatë, argjentinasi e injoroi atë dhe shkoi menjëherë në dhomën e zhveshjes.