Barcelona ka fituar mbrëmë thellë 8-2 ndaj Huesca-s, ku dy gola i shënoi Lionel Messi. Dhe ai kurrë nuk ndalet së thyeri për rekordet. Përveçse është golashënuesi më i mirë në historinë e Argjentinës, ose lojtari me më shumë gola në një vit, “Pleshti” sapo ka kaluar Carlos Bianchi si lojtar argjentinas me më shumë gola në historinë e Ligës së Parë në çdo vend.
Ylli i Barcelonës, me dy golat e shënuar kundër Huesca, arriti shifrën e 387 golave, duke tejkaluar Bianchi, që kishte arritur kuotën e 385 golave duke luajtur për Vélez në Argjentinë dhe Stade de Reims, PSG dhe Racing Strasbourg, në Francë.
Në listë ka lojtarë të shquar si Alfredo Di Stéfano (376 gola), Delio Onnis (363 gola), Mario Kempes (299 gola) dhe Ángel Labruna (296 gola). Kujtojmë se Lionel Messi është pjesë e Barcelonës prej një kohe të gjatë.