Shtohet tensioni mes dy kampeve politike në vend. Opozita ka gjetur kauzën e radhës për të sulmuar ashpër shumicën, dhe ai është ndërtimi i këndit të lodrave tek Parku i Liqenit Artificial. Kjo ishte dhe arësyeja e protestës së mbajtur të hënën pranë Liqenit, çka solli dhe përplasje të forta mes protestuesve dhe policisë.
Por 24 orë më vonë opozita dhe shumica kanë një tjetër hall, kishte apo jo me vete armë deputeti Gent Stazimiri?
Për shumicën, e cila është e bindur se deputeti Strazimiri kishte armë me vete, kërkon përjashtimin dhe vënien e tij para drejtësisë.
“Prokurori i Përgjithshëm në mënyrë urgjente ti përgjigjet kërkesës së policisë për fillimin e procedimit penal dhe mbledhjen e Kuvendit në mënyrë urgjente për ti lënë drejtësisë të bëjë punëm e vet, lejimin e arrestimit të deputetit. Drejtësia të bëjë punën e vet.
Deputeti Strazimiri e pranoi vetë se kishte pistoletë. PD të vërtetojë se kërkon zbatimin e dekriminalizimit. Prokuroria të vihet në lëvizje për kërkesën e policisë ndaj Strazimirit
Është rasti që PD të tregojë se procesin e dekriminalizimit e ka seriozisht. Të tregojë se është pro këtij procesi duke i hequr mburojën politike Strazimirit, duke e përjashtuar nga PD dhe duke iu bashkangjitur zërit tonë për ti kërkuar prokurorisë arrestimin e këtij deputeti”.
Por dhe Partia Demokratike nuk ka qëndruar në heshtje. Numri dy i selisë blu, Arben Ristani si dhe Ivi kaso kanë dorëzuar në Prokurori dy kallëzime penale. Opozita kallëzon penalisht Drejtorin e Policisë Bashkiake dhe drejtorin e policisë së Tiranës, për ushtrim dhune në protestën e djeshme.
Ndërkohë gjatë protestës së djeshme tek parku i Liqenit kundër ndërtimit të këndit të lojrave, projekt i bashkisë së Tiranës pati përplasje fizike mes policisë dhe protestuesve të udhëhequr nga deputetët e PD-së.