INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Liri për bluzat e bardha. Çfarë ndodhi në Gjykatën e Apelit në Shkodër

Liri për bluzat e bardha. Çfarë ndodhi në Gjykatën e Apelit në Shkodër

Publikuar më: 09:48 16-10-2018

Mjekësia shpesh është vënë në shënjestër jo vetëm nga qytetarët. Në Shkodër prej disa javësh mjekët e spitalit rajonal po përballen me drejtësinë me akuzën e abuzimeve me stendat e koronarografisë. Por këtë të martë bluzat e bardha kanë fituar një tjetër beteje. Gjykata e Apelit në Shkodër ka lënë në fuqi vendimin e shkallë së parë për mjekët dhe infermierët e spitalit rajonal të Shkodër.
Apeli ka vendosur "detyrim paraqitje" për ish-drejtorin e spitalit Përparim Çela, ish-drejtoren dhe mjeken Dhurata Uruçi, infermierin Renato Kepi ndërsa mjeku Luan Dragusha është totalisht i lirë, pasi ndaj tij nuk ka asnjë masë sigurie që në vendimin e shkallës së parë.
Po ashtu janë lënë të lira edhe katër shtetaset pjesë e administratës.
I vetmi që vazhdon të jetë në kërkim është mjeku Edi Smajlaj, i cili sipas burimeve pritet që shumë shpejt të paraqitet në gjykatën e shkallës së parë.

Mjekët u akuzuan fillimisht nga prokuroria për disa abuzime lidhur me stendat tek koronarografia por më pas gjykata i la të lirë mjekët dhe i infermierët, vendim të cilin e dha edhe gjykata e Apelit në Shkodër.

Article Logic
Execution time: 0.0038750171661377