INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirimi i dy ish-deputetëve socialistë, PD: Vendim politik i Ramës

Lirimi i dy ish-deputetëve socialistë, PD: Vendim politik i Ramës

Publikuar më: 16:22 15-11-2018
Partia Demokratike e cilësoi vendim politik ndryshimin e masës së sigurisë për dy ish-deputetët socialistë, Arben Ndoka dhe Arben Çuko. “Lirimi nga burgu i dy ish- deputetëve të PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nuk është një vendim i drejtësisë së pavarur, por është vendim politik i Edi Ramës! Kjo është e njëjta skemë që Edi Rama përdori me Saimir Tahirin për të mashtruar partnerët: i arreston me bujë dhe i liron e ju mbyll dosjet në heshtje.“Me lirimin nga burgu të numrit 1 të Partisë Socialiste në Lezhë, që sundon me dhunë, krim dhe korrupsion, u rikonfirmua bindja e opozitës dhe shumicës së shqiptarëve se Forca e Ligjit nuk ekziston në Shqipëri dhe se ata që blejnë vota për Edi Ramën, ata që vjedhin për pushtetin ilegjitim të Edi Ramës qëndrojnë mbi ligjin”, reagoi PD. Këtë të enjte, Gjykata e Apelit për Krime të Rënda vendosi ndryshimin e masës së sigurisë për dy ish-deputetët e PS, Arben Ndoka dhe Arben Çuko nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Article Logic
Execution time: 0.0035569667816162