INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohen dy të dyshuarit për incidentet me dronë në aeroportin e Londrës

Lirohen dy të dyshuarit për incidentet me dronë në aeroportin e Londrës

Publikuar më: 16:50 23-12-2018

Një burrë dhe një grua që ishin arrestuar lidhur me fluturimet me dronë që shkaktuan kaos në aeroportin Gatwick në Londër, janë liruar dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë akuzë, njoftojnë autoritetet britanike. Çifti i akuzuar, Paul Gait 47 vjeç dhe gruaja e tij Elaine 54 vjeç u kthyen në shtëpinë e tyre në Crawley, Sussex West të dielën në mëngjes pasi kaluan më shumë se 36 orë duke u marrë në pyetje nga detektivët . Lirimi i tyre shton presion mbi policinë, e cila duhet të gjejë të dyshuarin pas pesë ditësh. Miqtë dhe familja e çiftit këmbëngulën se çifti nuk qëndronte pas sulmit që shkatërroi Krishtlindjet për më shumë se 140,000 pasagjerë pasi anuloi më shumë se 1,000 fluturime.  Zyrtarët konfirmuan  të dielën pasdite se kanë gjetur një "dron të dëmtuar" afër Gatwick-it, pasi aeroporti ofroi një shpërblim 50,000 paund për të kapur fajtorin. Autoritetet kanë thënë se fluturimet me dronë kanë qenë akt i qëllimshëm, për të penguar fluturimet në aeroportin Gatwick. Që prej 19 dhjetorit, në afërsi të këtij aeroporti ishin parë mbi 50 pajisje fluturuese, që janë përshkruar si dronë. Kjo gjë ka shkaktuar pezullimin e qindra fluturimeve. Fluturimet në aeroport u rikthyen më 21 dhjetor. Sipas ligjit në Britani, dronët nuk mund të fluturojnë në një perimetër prej një kilometri nga një aeroport dhe shkelësit e këtij ligji mund të përballen deri më pesë vjet burgim.

Një burrë dhe një grua që ishin arrestuar lidhur me fluturimet me dronë që shkaktuan kaos në aeroportin Gatwick në Londër, janë liruar dhe ndaj tyre nuk është ngritur asnjë aktakuzë, njoftojnë autoritetet britanike. Çifti i akuzuar, Paul Gait 47 vjeç dhe gruaja e tij Elaine 54 vjeç u kthyen në shtëpinë e tyre në Crawley, Sussex West këtë mëngjes pasi kaluan më shumë se 36 orë duke u marrë në pyetje nga detektivët . Lirimi i tyre shton presion mbi policinë, e cila duhet të gjejë të dyshuarin pas pesë ditësh. Miqtë dhe familja e çiftit këmbëngulën se çifti nuk qëndronte pas sulmit që shkatërroi Krishtlindjet për më shumë se 140,000 pasagjerë pasi anuloi më shumë se 1,000 fluturime. Zyrtarët konfirmuan të dielën pasdite se kanë gjetur një "dron të dëmtuar" afër Gatwick-it, pasi aeroporti ofroi një shpërblim 50,000 paund për të kapur fajtorin. Autoritetet kanë thënë se fluturimet me dronë kanë qenë akt i qëllimshëm, për të penguar fluturimet në aeroportin Gatwick. Që prej 19 dhjetorit, në afërsi të këtij aeroporti ishin parë mbi 50 pajisje fluturuese, që janë përshkruar si dronë. Kjo gjë ka shkaktuar pezullimin e qindra fluturimeve. Fluturimet në aeroport u rikthyen më 21 dhjetor. Sipas ligjit në Britani, dronët nuk mund të fluturojnë në një perimetër prej një kilometri nga një aeroport dhe shkelësit e këtij ligji mund të përballen deri më pesë vjet burgim.

Article Logic
Execution time: 0.0035340785980225