INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohen edhe 3600 metra katror plazh, nën hetim 4 zyrtarë bashkiakë [VIDEO]

Lirohen edhe 3600 metra katror plazh, nën hetim 4 zyrtarë bashkiakë [VIDEO]

Publikuar më: 09:46 09-08-2019

Policia e shtetit ka vijuar operacionin “Plazh i lirë”, në Himarë, Pogradec e Durrës. Ditën e sotme janë liruar rreth 3600 m2 plazh i zaptuar në mënyrë të paligjshme.

Ndërkohë janë vënë nën hetim 4 zyrtarë bashkiakë dhe 5 administratorë subjektesh.

Konkretisht Policia e Vlorës liroi një hapësirë zonë të mbrojtur në Plazhin e Gjipesë - Himarë, e cila shkon deri në 3000 m2, si dhe rreth 600 metra në Potam e Qeparo.

Janë sekuestruar rreth 200 shezlongë dhe 100 çadra plazhi, të vendosura në mënyrë të paligjshme në hapësirat publike.

Procedohen 4 administratorë subjektesh për veprat penale "Fshehja e të ardhurave" "Moslëshimi i kuponit tatimor" dhe "Pushtimi i tokës".

Procedohet penalisht edhe një zyrtar në Bashkinë e Himarës.

Operacioni ka vijuar edhe në Pogradec ku janë proceduar penalisht për “Shpërdorim detyre” tre inspektorë të Drejtorisë së Tatim Taksave në Pogradec, të tre me detyrë inspektorë kontrolli në Drejtorinë e Tatim Taksave në Pogradec, pasi nuk kanë ushtruar kontrollin e nevojshëm në disa subjekte private të cilat kishin lëshuar me qira më shumë shezlongë, sesa iu kishte miratuar me leje Bashkia Pogradec, duke zënë hapësira publike në zonën e plazhit.

Në vijim të operacionit, në Durrës tek shkëmbi i Kavajës, gjatë kontrollit në një plazh privat u konstatuan rreth 160 shezlongë në administrim nga shtetasja D.D., e cila nuk lëshonte kupton tatimor.

Article Logic
Execution time: 0.0036220550537109