INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet Gjuta, i dyshuari i fundit për tritolin ndaj Tahirit

Lirohet Gjuta, i dyshuari i fundit për tritolin ndaj Tahirit

Publikuar më: 11:35 24-04-2016

Prokuroria e Krimeve të Rënda, ka pushuar procedimin penal ndaj shtetasve Vladimir Gjuta dhe Baftjar Bruka të cilët ishin të dyshuar për veprat penale  të “Veprave me qëllime terroriste”, “Krijimit të grupit të strukturuar kriminal” dhe “Kryerjes së veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal.

Këta shtetas, kanë qenë të dyshuar si autorë të shpërthimit të tritolit të telekomanduar në biznesin “Farmaci” të Bashkim Tahirit, si edhe vendosjen e lëndës plasëse pranë një stacioni autobusi në zonën pranë shkollës “Vasil Shanto” në Tiranë, mirëpo Prokuroria disa ditë më parë ka pushuar çeshtjen e atentatit me tritol, në farmacinë e babait të Saimir Tahirit pasi nuk arriti të siguronte asnjë provë.

Vladimir Gjuta është liruar sot nga burgu i Elbasanit, ku qëndronte prej muajsh, dhe po hetohej së bashku me të dyshuarit e tjerë, nën masën e sigurisë “arrest me burg”. Gjatë zhvillimit të hetimeve , nuk u provua dhe nuk u siguruan fakte që të provonin përtej çdo dyshimi të arsyeshëm se të arrestuarit ishin organizatorë dhe ekzekutorë të akteve të mësipërme.

Article Logic
Execution time: 0.0036680698394775