INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Lirohet Hermes Nikaj!  'Zogu i Tiranës' lë qelinë pas gati 6 muajsh burg!

Lirohet Hermes Nikaj! 'Zogu i Tiranës' lë qelinë pas gati 6 muajsh burg!

Publikuar më: 15:28 14-05-2020

Hermes Nikaj, i njohur ndryshe si Zogu i Tironës, është liruar nga burgu!

Gjykata e Tiranës ka ndryshuar masën e sigurisë nga “arrest me burg”, në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.


Dosja.al shkruan se Zogu është liruar nga qelia e paraburgimit prej ditës së djeshme, që pas arrestimit më 24 nëntor 2019, nën akuzat e “Shfrytëzimit të prostitucionit” dhe “Prostitucionit”.

Nikaj u arrestua pas përgjimeve që treguan se ishte pjesë e një grupi që sipas prokurorisë kryente prostitucion kundrejt pagesës.


Përgjimet e publikuara në media kanë nxjerrë në dritë përfshirjen e një sërë personazhesh të njohur nga bota e showbizzit, punonjës policie etj.

Pak kohë më parë, Hermesi tregoi se jeta e tij u shkatërrua brenda një nate, ndonëse është i pafajshëm.

“Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume”, shprehej Zogu një muaj pas arrestimit.

Article Logic
Execution time: 0.0030150413513184