Çfarë fytyre, çfarë trupi, çfarë krimineli!
Një kriminel i dënuar është bërë i njohur jo nga krimet e kryera por nga pamja e tij. Jeremy Meeks nga Kalifornia është i njohur ndryshe edhe si “Krimineli Hot”. Sigurisht që nuk kemi parë çdo kriminel në botë por, nëse do i hidhnit një sy pamjes së tij do e kuptonit menjëherë pse na ka lënë me gojë hapur. Muskuloz, tërheqës, me sy blu dhe mollza të theksuara si dhe një trup të mbuluar nga tatuazhe, të cilat duken se secila prej tyre përmban një histori, të bën menjëherë për vete. Jo më kot, tashmë që është jashtë qelisë prej hekuri, jet e tij ka marrë një tjetër drejtim. Bukuroshi 30-vjeçar ka nënshkruar një kontratë me një agjensi mode White Cross Management që në periudhën kur ishte në burg. “Dua të falenderoj familjen dhe të gjithë ata që me dhuruan dashuri dhe mbështetje. Jam tepër i lumtur për atë që më prêt. Tani jam gati!” , shkruan Meeks në Instagramin e tij së bashku me një foto të postuar para një jave. Oh Meeks, me atë pamje që ke jemi të sigurt se ke për të pasur një karierë të suksesshme!